Site icon Telegrafi

Për shkak të reshjeve të borës, ndalesë për automjetet transportuese në Strazhë dhe Mavrovë-Dibër

Për shkak reshjeve të borës sot në mëngjes në orën 06:40 është vendosur ndalesë për automjete të rënda transportuese në aksin rrugor Mavrovë- Dibër, kumtoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.

Ndalesë për automjete të rënda transportuese është vendosur edhe në qafën malore Strazhë nga ora 04:20.

Nga LAMM informojnë se sot prej orës 12 deri në orën 15 në aksin rrugor Kërçov-Ohër afër fshatit Vërbian për shkak minimit komunikacioni do të ndërpritet deri në orën 10 e 15 minuta.

Komunikacioni në rrugët tjera shtetërore zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë kryesisht të thata.

LAMM apelon për kujdes dhe respektim të sinjalizimeve rrugore, sidomos në rrugët ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut./Telegrafi/

Exit mobile version