Site icon Telegrafi

Për shkak të qirasë, ish-ushtari i UÇK-së do të mbetet në rrugë! (Video)

Kishte luftuar për ta çliruar Kosovën dhe gëzuar pavarësinë e saj. Por, Bedri Hyseni, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tani nuk po ka as vend ku të jetojë.

Shtëpia i ishte djegur në luftë, kurse në banesën ku po jeton po duan ta dëbojnë, sepse nuk ka para për qiranë.

Agjencia Kosovare e Pronës shpesh e ka dëbuar nga aty.

Ai nuk punon, kurse pensionin si veteran, për shkak të komplikimeve në proces, ende nuk po e gëzon. /Klan Kosova/

Exit mobile version