Për shkak të dorezave të dyerve që mund të bllokohen në rast të aksidenteve, Ford do t’i kthejë prapa të gjitha veturat e prodhuara më 13-31 janar të këtij viti.
Shumica e këtyre Mustangëve e kanë problemin në derën pranë shoferit, por ka raste kur është edhe në anën tjetër.
Kompania kërkon nga të gjithë klientët, që i kanë blerë makinat e shitura në Amerikën Lindore, në Meksikë dhe në Kanada, t’i kthejnë prapa që të rregullohet defekti.
Kjo ndodh pak kohë pasi u kërkua të kthehen prapa disa Mustangë që kishin probleme me jastëkët e sigurisë dhe që mund të përfshiheshin nga flakët. /Telegrafi/