Ky është momenti kur një grua me nevoja të veçanta në Britani të Madhe, detyrohet të ngjitet zvarrë shkallëve të metrosë së Londrës për shkak të një defekti teknik në ashensor.
Stafi që mirëmban ashensorin po e prisnin me karrocë Jennie Berry, 29-vjeçe, derisa ajo mezi arrin të ngjitet zvarrë shkallëve, transmeton Telegrafi.
E sikur kjo të mos mjaftonte, njëri nga teknikët ia kumton lajmin se ashensori është rregulluar në momentin që ajo arrin të ngjitet.
Madje njëri nga punonjësit dëgjohet duke qeshur derisa ia kumton asaj dhe kolegut të tij lajmin, se ashensori është rregulluar.
Gjithçka ndodhi në stacionin Dalston në verilindje të Londrës. E kjo ka nxitur reagime të ashpra nga ana e qytetarëve që kritikuan ashpër menaxhmentin e stacionit të metrosë. /Telegrafi/