Site icon Telegrafi

Për shkak të parregullsive me ujin është mbyllur një shkollë në Komunën Qendër

Komuna Qendër e informon opinionin se nga sot (6 nëntor nga ora 15:30) deri ditën e enjte (8 nëntor) do të jetë e mbyllur shkolla fillore “Dimitar Milladinov”. Shkolla do të jetë e mbyllur për shkak të problemeve me rrjetit të ujësjellsit dhe problemeve teknike me ujin.

Në të njëjtën kohë, ata informojnë prindërit dhe nxënësit se nuk do të ketë detyrë për qëndrim të zgjatur të nxënësve, ndërsa aktivitetet e tjera që realizohen në shkollë gjithashtu do të anulohen.

Nga njësia e ujësjellësit thuhet se është konstatuar se uji ka erë dhe janë marrë mostrat që janë dërguar për analizë. Rezultatet e analizës do të shpallen ditën e nesërme./Telegrafi/

Exit mobile version