Telegrafi

Për shkak të parregullsive nuk votohet raporti i ZRRE-së

Shqyrtimi i raportit vjetorë të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), ka nxitur debat të ashpër në kuvendin e Kosovës. Deputet të pozitës dhe opozitës kanë vërejtur shumë parregullsi në këtë raport.

Kryetari i komisionit për Zhvillim Ekonomik, Muhamet Mustafa, ka thënë se ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe ZRRE urgjent duhet të formojnë strategjinë në mënyrë që të sigurohet energjia elektrike për qytetarët.

Ai ka thënë se bordi i ZRRE-së nuk është duke e marrë seriozisht punën në mënyrë profesionale. Ai ka thënë se operatorët siç janë KEK, KEDS dhe KOST nuk kanë arritur të realizojnë investimet e parapara e që sipas tij duhet të ketë më shumë transparencë nga ZRRE dhe të dihen arsyet e mos realizimit të investimeve të parapara nga ana e operatorëve të licencuara.

Sipas Mustafes, humbjet komercial të rrymës vazhdojnë të jenë të njëjta që janë 31% humbje teknike.
Ndërsa Naser Osmani, deputet nga LDK-ja ka pasur një vragë vërejtjesh gjatë diskutimit për raportin vjetor të Zyrës së Rregullator për Energji Elektrike (ZRRE) në raport me shpenzimet buxhetore.

Ai ka thënë se, Bordi i ZRRE-së gjatë periudhës kohore prill 2014 që të licencuarit të lirohen nga obligimi i pagesës së taksës vjetore në vlerë prej 539 e 988 euro, nga kjo del se ZRRE-ja ka shfrytëzuar buxhetin e Kosovës për financimin e nevojave të saja në shumë prej 526 mijë e 90 euro, ndërsa nga të hyrat e dedikuara ka ndarë shumën prej 148 mijë e 364 euro.

ZRRE-ja sipas tij, është dashur që për nevoja të veta mos të shfrytëzoj mjetet nga buxheti i Kosovës pasi që të hyrat e dedikuara nga licencat kanë qenë të mjaftueshme.

“Thjeshtë kjo për komisionin për buxhet dhe financa zoti kryesues ka qenë e pa kuptimtë për arsye se ka shfrytëzuar mjetet e buxhetit për nevojat e mbulimit të shpenzimeve të ZRRE-së dhe nuk I ka shfrytëzuar mjetet që i takojnë të licencës dhe taksës për shitjen e rrymës dhe kjo për neve ka paraqitur një menaxhim jot ë mirë të mjeteve financiare”, ka thënë Osmani.

Ndërsa përfaqësues të opozitës kanë thënë se ky raport nuk duhet të votohet. Ky raport nuk mori votat e deputetëve. /Telegrafi/