Site icon Telegrafi

Për shkak të pandemisë nuk mund të kthehej në shtëpi, turisti nga Estonia largohet nga aeroporti i Filipineve pas 110 ditëve

Një turist nga Estonia kishte “ngecur” në një aeroport në Filipine, ku u detyrua t’i kalojë 110 ditë për shkak të masave mbrojtëse kundër pandemisë së coronavirusit, duke iu pamundësuar kështu rikthimi në shtëpi.

Siç raporton New York Post, Roman Trofimov kishte udhëtuar nga Bangkoku më 20 mars, kur edhe ateroi në aeroportin e Manilas në Filipine, transmeton Telegrafi.

Kur zbriti në këtë vend e kuptoi se do të mbetet aty, pasi që Filipinet nuk lëshojnë viza për largime për shkak të coronavirusit. Gjithashtu kompanisë nuk i është lejuar ta kthejnë në Tajlandë për shkak të pandemisë.

Nga 20 marsi, Trofimov ka ngecur në zonën e vajtjeve, ka fjetur në tokë dhe mbijetoi me ushqimin që i sillnin punonjësit e aeroportit.

Ky turist ka publikuar disa lutje në profilet e tij në rrjetet sociale, duke shpresuar se do ta ndihmojnë të largohet nga aeroporti.

Kishte pyetur edhe ambasadën, por as ata nuk kanë mundur t’i mundësojnë fluturimin për t’u rikthyer në shtëpi.

Sipas kumtesës së ministrisë së Punëve të Jashtme të Estonisë, zyrtarët pretendojnë se Trofimov kishte udhëtuar për në vendin jug-aziatik pasi që ishin paralajmëruar qytetarët për coronavirusin.

“Është e rëndësishme të theksohet se ka zbritur në Filipine në kohën kur vendi kishte vënë masat e jashtëzakonshme, dhe ministria e Punëve të Jashtme kishte paralajmëruar të gjithë sa i përket udhëtimeve”, thuhet ndër tjera në kumtesë.

Ky burrë gjithashtu kishte udhëtuar me “pasaportë gri”, që do të thotë se nuk është shtetas i Estonisë, por që jeton në atë vend.

https://www.youtube.com/watch?v=zbHycX9UgHE&feature=emb_title

Kjo situatë e pakëndshme, shumëkujt ia ka kujtuar skenat e filmit Terminal” në të cilin luan rolin kryesor aktori Tom Hanks.

Por më në fund më 7 korrik, pas 110 ditëve qëndrimi në aeroport, Trofimov në Facebook ka shkruar se po mund të rikthehet në Talin të Estonisë. Ai ka arritur në shtëpi më 8 korrik.

“Falënderoj të gjithë që kanë përhapur online informacione për mua, më keni këshilluar dhe përkrahur. Së bashku ia kemi dalë”, ka shkruar ai.

Nuk dihet nëse do të detyrohet të futet në karantinë pasi është rikthyer në shtëpi. /Telegrafi/

Exit mobile version