M. Golve kishte gjenitalet tri herë më të mëdha se madhësia normale, për këtë arsye ai nuk mund të ecte dhe ta kryente nevojën.
Ky indian i pafat vuante nga elefantiaza, një sëmundje e cila shkakton rritjen e ekstremiteteve, zakonisht këmbës, ndërsa nganjëherë sulmon edhe rajonin e belit dhe gjenitalet. Atë e shkakton një lloj krimbi, i cili gjendet në gjallesa të ndryshme.
Ekipi i mjekëve ia shpëtoi jetën duke ia hequr masën në madhësinë e topit të futbollit. Anëtarët e familjes së burrit të sëmurë thanë se ai s’ka mundur të ecë për më shumë se një vit.
Mjekët në spitalin Masina të Mumbait e shëruan burrin për gjashtë javë, duke ia hequr rreth 90 për qind të lëkurës rreth gjenitaleve. M. Golve tash po shërohet me sukses, dhe mund të jetojë normal. /Telegrafi/