Site icon Telegrafi

Për shkak të Omicronit shtyhet Davosi, Forumi Ekonomik Botëror pritet të fillojë në fillim të verës

Forumi Ekonomik Botëror sot sërish ka shtyrë takimin e përvitshëm të liderëve botërorë dhe biznesmenëve në Davos, ndërsa e tërë kjo po ndodhë si pasojë e shfaqjes së variantit të ri të coronavirusit i njohur si Omicron.

Takimi i mëparshëm është anuluar, e i riu do të duhej të mbahej nga 17 deri më 21 janar, por edhe ai është shtyrë për “fillimin e verës”, transmeton Telegrafi.

Kushtet pandemike e kanë vështirësuar mbajtjen e takimit global, kanë bërë të ditur zyrtarë nga Forumi Ekonomik Botëror.

Në Zvicër nga e premtja nevojitet certifikata e vaksinimit, të gjithë ata që duan të futen në ambiente të mbyllura. /Telegrafi/

 

Exit mobile version