Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht motrën e tij, duke e goditur me grushte.
Rasti ka ndodhur të hënën në Prishtinë, në ora 17:30.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/