Nëse vazhdojnë temperaturat e ulëta, sezoni i ngrohjes në Shkup mund të fillojë prej të hënën (1 tetor).
Nga Komisioni Rregullator për Energjetikë thonë se prodhuesit dhe shpërndarësit e ngrohjes qendrore janë të përgatitur që sezonin e ngrohjes ta fillojnë edhe 15 para afatit të paraparë.
Megjithatë, ata thonë se sipas rregullores sezoni i ngrohjes mund të përshpejtohet nëse tre ditë me radhë pas orës 21:00 temperaturat bien nën 12 gradë celcius, por jo para 1 tetori.
Ndërsa nga Balkan Energy Group ju bëjnë thirrje qytetarëve që t’i kontrollojnë sistemet e ngrohes qendrore./Telegrafi/