Site icon Telegrafi

Për shkak të mungesës së izotopeve, 100 pacientë me kancer dy muaj presin për skanim të kockave

Për shkak të mungesës së izotopoeve, njëqind pacientë me kancer presin dy muaj për skaner të kockave për t’iu dhënë terapi onkologjike.

Kryetarja e Shoqatës së pacientëve me kancer dhe kunjdestarëve të tyre, Ana Marjanoviq, tha se për këtë problem e ka njoftuar ministrin e Shëndetësisë Arben Taravari.

“Në këtë moment 100 pacientë janë në pritje të skanerit të kockës me referime prioritare të dërguara në atë ekzaminim për vazhdimin e terapisë onkologjike. Derisa të bëhet ekzaminimi, ata janë pa terapi, gjë që e vështirëson trajtimin e tyre. Problemi siç thonë nga institucioni është se nuk kanë izotope”.

“Kanë gati dy muaj që presin. Ndërkohë që kanë izotope, skanimet shkojnë rregullisht, sipas protokollit, nëse ke firmën nga mjeku onkolog dhe vulën që je pacient prioritar, vetëm atëherë ke përparësi. Megjithatë, problemi në dy muajt e fundit është se pacientët me vula presin të ekzaminohen në mënyrë që onkologët e tyre të dinë se si të vazhdojnë trajtimin, ata nuk mund ta marrin skanim”, tha Marjanoviç.

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravarim, tha se është informuar për këtë problem dhe se do ta shohë se çfarë mund të bëjë Ministria e Shëndetësisë.

“Deri në gjysmën e tetorit kemi bërë pothuajse dyfish më shumë se vitin e kaluar. Asnjëherë nuk është mjaftueshëm. Qëllimi këtë vit është që të arrijmë numrin e rreth 13 mijë termineve. Këto janë mundësit që kemi, unë mendoj se Maqedonia është vendi që më së paku pritet për mamografi, në lidhje me vendet e rajonit”, tha Taravari./Telegrafi/

 

Exit mobile version