Gjykimi për rastin “Toplik”, i cili ka të bëjë me shitjen e tokës shtetërore për ndërtimin e kompleksit “Qyteti i diellit”, do të vazhdojë më 17 maj, pasi seanca e sotme është anuluar për shkak të mungesës së gjykatësit Ognen Stavrev.
Në seancën e sotme të pranishëm ishin i akuzuari i parë Mile Janakieski, pesë të akuzuarit tjerë, si dhe dëshmitarët e ftuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në seancën e radhës siç është paralajmëruar, pritet të dëshmojnë pesë dëshmitarë.
Gjykimi udhëhiqet nga Osman Shabani, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurori i PSP-së Burim Rustemi.
Sipas aktakuzës të PSP-së, i dyshuari i parë Janakieski, si person udhëheqës në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike ka krijuar Komision për tenderë, të cilit i ka urdhëruar të zgjedh ofertues për blerje dhe disponim me tokë shtetërore për ndërtimin e kompleksit “Qyteti i diellit” në Sopishte edhe pse kompania nuk i ka plotësuar kushtet për këtë./Telegrafi/