Site icon Telegrafi

Për shkak të motit, apelohet kujdes të shtuar për ata që kalojnë në “Rrugën e Kombit”

Foto: Ilustrim

Shoqëria koncesionare fton te gjithë përdoruesit e “Rrugës së Kombit” të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Sipas njoftimit për shkak të motit çdo automjet duhet të lëviz me shpejtësi të reduktuar dhe nuk duhet te kryhej parakalime.

“Nisur nga kushtet e motit dhe parashikimi për ditët në vazhdim, shoqëria koncesionare fton te gjithë përdoruesit e rrugës të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. Çdo kamion apo mjet itonazhit të rëndë, duhet të lëviz me shpejtësi të reduktuar dhe nuk duhet te kryhej parakalime. Përdorimi i gomave dimërore / prezenca e zinxhirëve në makinë është e detyrueshme në këtë segment rrugor”, thuhet në njoftim.

 Për çdo emergjencë telefononi: 08000400

24/24, grupet e mirëmbajtjes do të përgjigjen dhe do jenë pranë jush në pak minuta.

Exit mobile version