Site icon Telegrafi

Për shkak të moshës së juristes, pesë rastet e PSP-së mund të fillojnë nga fillimi

Pesë raste të PSP-së të cilat po udhëhiqen para Gjykatës Penale do të duhet të fillojnë nga fillimi sepse mandati i juristes Liljana Ivanovska-Koçkovska, të cilën Këshilli i Gjykatësve e zgjodhi në këtë funksion më 24 dhjetor 2015, i skadon ditën e martë,

Ajo për shkak se ka mbushur 60-vjet nuk mundet përsëri të zgjedhet për gjyqtare-juriste, dhe kjo do të thotë që pasi Këshilli i Gjyqtarëve ti konstaton ndërprerjen e funksionit, rastet do të duhet të fillojnë nga fillimi.

Bëhet fjalë për rastet “Tender”, “Toplik”, “TNT”, “Talir” dhe “Monstra”.

Juristë rezervë për këto lëndë nuk ka. Ka vetëm për rastin “Titanik”, thonë nga Gjykata Penale për “A1on”. Për disa muaj i skadon afati edhe një juristes në Këshill./Telegrafi/

Exit mobile version