Telegrafi

Për shkak të mos vëmendjes, 35 këmbësorë kanë vdekur vitin e kaluar në Maqedoni

Në Republikën e Maqedonisë në vitin 2016, 35 këmbësorë kanë vdekur në fatkeqësitë e komunikacionit, përderisa 871 këmbësorë janë lënduar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga këmbësorët e vdekur, një person është i moshës 14-vjeçare, tre personna të moshës prej 25-40-vjeçare, 14 persona nga 41-64 vjeç dhe 17 persona të moshës mbi 65 vjeç, tregojnë të dhënat e KSKRR.

Faktor kryesor për aksidentet është se këmbësorët shumë pak i dijnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit, më pak kontrollohen dhe më pak gjobiten si pjesëmarrës në komunikacion.

Nga KSKRR bëjnë thirrje te vozitësit që çdoherë dhe me kujdes të madh t’i respektojnë rregullat, veçanërisht të tregojë kujdes ndaj këmbësorëve të cilët gjenden nè korsi. /Telegrafi/