Site icon Telegrafi

Për shkak të mjegullës, shumë anulime fluturimesh në aeroportin e Prishtinës

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës (ANP), “Adem Jashari” po vazhdon të përballet me anulim të fluturimeve.

Nga mëngjesi i sotëm nuk ka mundur asnjë aeroplan të aterroj në këtë aeroport për shkak të mjegullës së dendur.

Zyrtarë të ANP “Adem Jashari”, i kanë thënë KTV-së se pas shfaqjes së diellit po shikojnë mundësitë që t’i njoftojnë kompanitë ajrore për mundësinë e uljes.

Vetëm të dielën janë anuluar 40 fluturime.

Qytetarët thonë se po presin me orë të tëra në aeroport dhe nuk marrin asnjë informacion.

Pjesë e pritjes, janë edhe me të vegjlit. Fajin për këto vonesa, ata ua lënë kompanive të aviotransportit. /Telegrafi/

Exit mobile version