Telegrafi

Për shkak të maces, ajo humbi fluturimin dhe pagoi një faturë 3000 dollarëshe

Australiania Kat Scott, e cila jeton në Queensland, ndau një video të maces së saj Howard, e cila duhej të bënte një vizitë urgjente te veterineri pas një aksidenti të pashpjegueshëm.

“Nuk mund të them me siguri se çfarë ndodhi dhe nuk kam shumë foto të atij mëngjesi, sepse isha plotësisht e humbur”, tha Scott për Newsweek.

Pasi Howard doli nga shtëpia, Scott pa gjak në shtrat dhe qilim. “Më në fund e gjeta të mbështjellë në një nga kutitë e tij të kartonit”, tha pronarja. “Shkuam te veterineri dhe, ndërsa paniku filloi të qetësohej, u bë e qartë se diçka nuk shkonte me dhëmbët dhe nofullat e tij”.

@howardmeoward Does he look sorry to you? Hes ok now ?? #catsoftiktok #tiktokcats #fypシ ♬ original sound – jersey shore + more.

Pas disa ditësh te veterineri, me ilaçe kundër dhimbjeve dhe me Rreze X, u zbulua se Howard kishte thyer nofullën. Veterineri kreu një operacion në nofullën dhe macja u shërua brenda disa javësh.

Scott duhej të fluturonte nga Queensland në New South Wales për një intervistë pune, por duhej të humbiste fluturimin për shkak të aksidentit të Howard.

Ndërkohë, Howard është shëruar plotësisht nga aksidenti dhe është sërish lumtur. /Telegrafi/