Dani Alves, ish-anësori i djathtë i Bahia, Sevilla, Barcelona, Juventus, PSG dhe Pumas, së fundmi u dënua me katër vjet e gjysmë burg për përdhunim.
Kujtojmë se Alves u burgos më herët pasi rasti kishte ndodhur më 30 dhjetor 2022, kur ai dhunoi një 23-vjeçare në seksionin VIP të një klubi nate në Barcelonë.
Ai ishte në paraburgim që nga 20 janari i vitit të kaluar, ndërsa procedurat gjyqësore kanë zgjatur deri më 7 shkurt të këtij viti.
Pesëmbëdhjetë ditë më vonë ai mësoi vendimin. Deri para pak kohësh, me 43 trofe, Alves ishte lojtari më i dekoruar në historinë e sportit, por ai u kalua nga ish-bashkëlojtari, Leo Messi.
Marca shkruan se duke qenë se është vendimi nuk është fuqiplotë, Alves mund të lirohet brenda pak ditësh.
Më 19 mars, gjykata në Barcelonë do të vendosë nëse ish-futbollisti botëror do të lirohet apo do të qëndrojë në burg. Mbrojtja e tij kërkoi lirimin e tij, pasi nuk ka një vendim përfundimtar.
Megjithatë, duke qenë se Brazili nuk i ekstradon shtetasit e tij, ka pak mundësi që gjykata ta lirojë atë, pasi Alves thjesht mund të udhëtojë në vendlindje dhe të shmangë mundësinë për tu kthyer në burg. /Telegrafi/