Fëmijët kanë bërë gjumin në dysheke të shtruara në dysheme, tubat e nxemjes qendrore kanë qëndruar varur mbi kokat e fëmijëve, hapësira të papërshtatshme, si dhe kushte të këqija higjienike. Këto janë pjesë nga parregullsitë që i kanë konstatuar inspektorë nga MPPS-ës në dy kopshte private të fëmijëve, njëra në Shkup dhe tjetra në Manastir. Objektet janë para mbylljes, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Në kohën e kontrollë së kopshteve private, inspektorët kanë konstatuar parregullsi në punë. Kanë afat prej tetë deri 30 ditë për t’i përmirësuar kushte, në të kundërtën do të mbyllen’, deklaroi për TV Sitell, Ibrahim Ibrahimi, ministër i MPPS-ës.
Në ndërkohë inspektorët kanë kontrolluar dhe këndet e lojërave në të gjithë shtetin, pas informatave të marra është bërë e ditur se disa nga to kanë vepruar në mënyrë të kundërligjshme dhe kanë punuar si kopshte. Ministri tha se është kategorikisht se kur bëhet fjalë për më të vegjëlit, nuk do të ketë tolerancë. /Telegrafi/