Kriza në Spanjë mund të vonojë anëtarësimin e plotë të vendit tonë në NATO.
Kryeministri i shtetit, i cili vjen nga radhët e socialistëve, Pedro Sanchez dështoi të siguronte një shumicë për përbërjen e një qeverie të re.
Ekziston një afat prej dy muajsh në të cilin do të bëhet një përpjekje për të formuar një shumicë, dhe nëse kjo nuk ndodh, vendi do të shkojë në zgjedhje të përsëritura. Nëse kjo ndodh, Kuvendi vendor nuk do të mund të vendosë plotësisht dhe me këtë nuk do të mund të ratifikojë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancë./Telegrafi/