Site icon Telegrafi

Për shkak të interesimit të lartë, shtohen oraret për komedinë vendore “Pranverë e Paharruar në një Fshat të Harruar”

Që nga fillimi i shfaqjes së komedisë vendore “Pranverë e Paharruar në një Fshat të Harruar” interesimi ka qenë vazhdimisht i madh. Kjo është arsyeja pse tashmë Cineplexx ka vendosur që ti jap më shumë orare shfaqjeje këtij filmi, duke i rritur numrin në 5 termine ditore.

Komedia që po përshkruhet nga shikuesit e saj si një nga filmat më qesharak vendor të kohëve të fundit, ka arritur që të mbushë sallat plot në çdo shfaqje të saj që nga premiera e saj me 29 tetor.

Filmi paraqet jetën e zakonshme dhe të qetë të një fshati “të harruar” të cilën e çrregullon ardhja e tri prostituteve në kafenenë ilegale të dy vëllezërve. Burrat, edhe përkundër përpjekjeve të grave të tyre për t’i ndaluar, tërë kohën e kalojnë në kafene duke harxhuar paratë e fundit në alkool dhe seks. Në shkollë mbizotron gjendje kaotike, xhamia mbetet pa besimtarë, dhe si pasojë e gjithë kësaj, grate qohen në kryengritje.

Për më shumë Cineplexx në bashkëpunim me Raiffeisen Bank Kosova sjell një super ofertë për biletat e këtij filmi. Për çdo biletë që paguani me Gold dhe Bonus Cards, merrni 1 tjetër FALAS.

Oraret për ta shikuar filmin “Pranverë e Paharruar në një Fshat të Harruar” mund ti gjeni duke klikuar këtu

Exit mobile version