Për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të avokatëve të Katica Janevës, Deljo Kadiev dhe Irena Frçkovska, këtë mëngjes është anuluar seanca e sotme për rastin “Haraçi”.
Në seancën e sotme është dashur të dëshmojë prokurorja Lile Stevanova, e cila u paraqit në gjykatë, por nuk deshi të jep deklaratë për media para se të dëshmojë para trupit gjykues, përcjell Telegrafi Maqedondi.
Seanca e radhës është caktuar për të enjten.
Rastin e udhëheq gjykatësja Vaska Nikollovska-Masevska dhe ndodhet në procedurë dëshmuese.
Si dëshmitar në gjykatë dëshmi paraprakisht dha edhe zëvendësja e ish-prokurores publike speciale Katica Janeva, Elizabeta Josifovska.
Deri më tani dëshmi dhanë edhe biznesmeni Orce Kamçev, bashkëshortja e tij Ana Kamçeva, kontabilistja në kompanitë private, Kamçevi, gazetari Kristian Banevski nga televizioni 1TV si dhe të tjerë.
Prokuroria Themelore Publike për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në tetor të këtij viti shtroi aktakuzë kundër Bojan Jovanovskit, Katica Janevës dhe Zoran Milevskit.
I akuzuari i parë Jovanovski dyshohet se ka kryer vepër penale “larje parash dhe të ardhura të tjera si vepër penale”, ndërsa Janeva dhe Milevski për “pranimin e shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm”. E akuzuara e dytë Janeva ngarkohet edhe se ka kryer vepër penale “keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autorizimit”.
Në seancën e parë për lëndën “Haraçi”, i akuzuari i tretë Zoran Milevski-Kiçeec e pranoi fajin, me ç’rast u dënua me tre vjet burg./Telegrafi/