Site icon Telegrafi

Në burgjet e Kosovës, asnjë i infektuar me coronavirus

Sot, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, për mes komunikimit virtual, “Skype for bussines ” mbajti takimin e parë të këtij lloji me drejtorët e të gjitha institucioneve korrektuese dhe atyre të paraburgimit, me të cilët diskutuan mbi Planit Operativ “Corona Virus”, si dhe bashkërendimin e aktiviteteve për situatën e krijuar në vend nga shpallja e epidemisë Covid 19.

Përmes video-komunikimit, të gjithë drejtuesit e institucioneve korrektuese dhe ata të paraburgimit, raportuan mbi gjendjen aktuale të institucioneve të tyre, planin operativ, punën dhe sfidat nëpër të cilat janë duke kaluar si rezultat i shfaqjes së epidemisë Covid 19.

Gjatë këtij video-komunikimi, Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, z. Thaçi i përgëzoi të gjithë drejtorët e institucioneve korrektuese dhe ata të paraburgimit për punën dhe gatishmërinë e tyre të treguar deri më tani për menaxhimin dhe implementimin e Planit Operativ “Corona Virus”, plan ky i cili deri më tani është duke funksionuar në mënyrën më të mirë të mundshme, ashtu siç ishte paraparë.

Në fund,  u vlerësua se në të gjitha institucionet korrektuese dhe ato të paraburgimit deri më tani nuk ka asnjë rast, i cili rezulton pozitiv me Covid 19. Të burgosurit po marrin tretman më të shpeshtë mjekësor, janë furnizuar me material higjienik dhe me ushqim të mjaftueshëm, dhe të kontrolluar mirë nga stafi i kuzhinave.

Të gjitha këto rezultate, deri më tani janë arritur si rezultat i bashkëpunimit në mesë të udhëheqësve të institucioneve korrektuese, stafit, zyrtarëve korrektues dhe atyre shëndetësor.

Exit mobile version