Telegrafi

Nxënësja franceze pranon se ka gënjyer – ky veprim i saj i kushtoi me jetë mësuesit në Paris

Një predikues i Islamit është akuzuar për bashkëpjesëmarrje në vrasje, kurse vajza e tij adoleshente për shpifje – ku si rezultat i kësaj mësuesit francez Samuel Paty i ishte prerë koka.

Vajza pretendonte se mësuesi Samuel Paty, kishte kërkuar nga myslimanët ta lëshojnë klasën kur kishte shfaqur karikaturat për profetin Mohamed, transmeton Telegrafi.

Kjo adoleshente që tashmë është ballafaquar me autoritetet për shkak të masave disiplinore, nuk ka qenë e pranishme në klasë fare. E Paty i është prerë koka në tetor të vitit të kaluar.

Baba i vajzës ishte ankuar dhe gjithë “rrëfimin” e bijës së tij e kishte publikuar në rrjete sociale, duke inspiruar një çeçen 18-vjeç Abdullakh Anzorov ta gjej Paty në qytetin Conflance-Sen-Honor, në veriperëndim të Parisit.

E menjëherë pas sulmit të kryer kishte ndërhyrë policia duke vrarë të riun. Paty i kishte shfaqur karikaturat e revistës satirike Charlie Hebdo – ku ka folur për lirinë e të shprehurit dhe blasfeminë. /Telegrafi/