Telegrafi

Për shkak të fotografive nudo të modeleve me përmasa të mëdha, Instagrami ndryshoi rregullat për censurë

Foto: Nyome Nicholas - Williams/Instagram

Modelja britanike e përmasave të mëdha, Nyome Nicholas-Williams nisi një fushatë në Instagram me hashtagun #iwanttoseenyome pasi që rrjeti social fshiu fotografinë e saj me shpjegimin se ishte shumë e qartë.

Gjegjësisht, në muajin gusht, Nyome publikoi një fotografi ku ishte ulur në një karrige ‘topless’ dhe mbante gjoksin me duar, dhe menjëherë pas kësaj, Instagram e fshiu atë.

Siç shpjegoi ajo, nuk është e qartë për Nyome pse ajo fotografi u hoq, ndërsa fotografitë nudo të Kim Kardashianit dhe Emily Ratajkowski tolerohen.

“Pse trupi im është censuruar gjithmonë? Gratë me ngjyrë me trup më të madh janë gjithmonë në shënjestër dhe unë jam lodhur nga kjo. Unë jam vazhdimisht atje, duke ndarë artin tim dhe duke u përpjekur të normalizoj të gjitha pjesët e trupit, dhe ato vazhdimisht po përpiqen të më heshtin”, shkroi ajo ndër të tjerash.

Fushata e saj rezultoi me një peticion që mblodhi mbi 20,000 nënshkrime dhe pas disa muajsh, Instagrami njoftoi se do të azhurnonte rregullat e lakuriqësisë.

Instagram ka njoftuar se do të lejojë të gjithë përmbajtjen në të cilën dikush përqafon ose mban gjoksin dhe ata kanë pranuar se nuk kanë arritur të zbatojnë gjithmonë rregullat e tyre në mënyrë të barabartë, por shpresojnë që tani të sigurojnë qasje të barabartë në të gjitha llojet e trupit.

Një pikë në deklaratën e tyre është veçanërisht interesante. Gjegjësisht, ju mund të tregoni gjinjtë tuaj në përqafimin tuaj, derisa thithat tuaja të duken, por Instagram thotë se ata ende duhet të tërheqin një vijë diku.

Sidoqoftë, nuk lejohet të ndrydhni gjinjtë ose të ndryshoni formën e tyre me duar, pasi kjo do të vazhdojë të shkelë rregullat e tyre.

“Ky është një hap i madh dhe jam i lumtur që hapëm një dialog në lidhje me ndryshimet që mund të bëhen kur gratë punojnë së bashku dhe përdorin platformat e tyre për të bërë një ndryshim”, tha Nyome pas njoftimit të Instagram. /Telegrafi/