Telegrafi

Për shkak të erërave të forta fundoset anija me turistë në Missouri, humbin jetën 13 persona (Video)

Të paktën 13 persona përfshirë një foshnje njëvjeçar kanë humbur jetën dhe katër tjerë po konsiderohen të zhdukur, kur anija me të cilën po shëtisnin turistët nëpër lumin e Missouri të SHBA-ve, u fundos për shkak të shirave të rrëmbyeshëm.

Që të gjitha viktimat ishin në anijen “Ride the Ducks” kur një stuhi e fortë e rrokullisi përmbys anijen në liqen, duke bërë që erërat e forta prej 100 kilometra në orë ta lëvizin anijen.

Ndërkaq, 14 persona tjerë kanë mbijetuar përfshirë këtu edhe kapitenin e anijes, ku shtatë prej tyre janë hospitalizuar. Të vdekur ishin të moshës nga 1 deri në 70 vjeç.

Ekipet e shpëtimit janë ndarë në zona të ndryshme të liqenit për të kërkuar të zhdukurit, pasi erërat e forta kanë mundur t’i dërgojnë larg trupat. /Telegrafi/