Të paktën 13 persona përfshirë një foshnje njëvjeçar kanë humbur jetën dhe katër tjerë po konsiderohen të zhdukur, kur anija me të cilën po shëtisnin turistët nëpër lumin e Missouri të SHBA-ve, u fundos për shkak të shirave të rrëmbyeshëm.
Që të gjitha viktimat ishin në anijen “Ride the Ducks” kur një stuhi e fortë e rrokullisi përmbys anijen në liqen, duke bërë që erërat e forta prej 100 kilometra në orë ta lëvizin anijen.
Ndërkaq, 14 persona tjerë kanë mbijetuar përfshirë këtu edhe kapitenin e anijes, ku shtatë prej tyre janë hospitalizuar. Të vdekur ishin të moshës nga 1 deri në 70 vjeç.
Ekipet e shpëtimit janë ndarë në zona të ndryshme të liqenit për të kërkuar të zhdukurit, pasi erërat e forta kanë mundur t’i dërgojnë larg trupat. /Telegrafi/