Site icon Telegrafi

Për shkak të emrit s’mund të përfaqësojë Pakistanin në vendet arabe

Përkundër përvojës së tij të madhe prej diplomati, Mian Gul Akbar Zeb është refuzuar të akreditohet nga Arabia Saudite si përfaqësues i Pakistanit në këtë shtet – ndërsa para kësaj ishte refuzuar edhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Nuk bëhet fjalë këtu se arabët kanë diçka personale kundër këtij 56-vjeçari me bagazh të madh diplomatik, që ka shërbyer në vende të ndryshme të botës, si në Afrikën e Jugut, Kanada, SHBA dhe në Indi, por atyre nuk iu pëlqen emri i tij.

Në fakt, emri akbar zib (ose zeb, varësisht nga shqiptimi) në gjuhë arabe do të thotë “halet i madh”, respektivisht penis i madh.

Në shtetet arabe nuk kanë si të quajnë ndryshe këtë diplomat, pos sipas emrit të tij – i cili është fyes në botën arabe – andaj edhe ia kanë refuzuar agrementin për postet për të cilat ishte propozuar nga Pakistani. /Telegrafi/
 

Exit mobile version