Qe si ta konsumoni
Ndër përfitimet që i atribuohen sherbelës janë reduktimi i proceseve inflamatore, parandalimi i sëmundjeve kronike, forcimi i imunitetit, rregullimi i tretjes.
Inflamacioni është reagimi i vetëm i trupit ndaj çdo faktori negativ ose faktor të jashtëm. Veprimi i procesit inflamator në organizëm synon eliminimin e shkaktarit të dëmshëm dhe vendosjen e funksionimit normal të organizmit.
Faktorët që shkaktojnë një reaksion inflamator mund të jenë të brendshëm ose të jashtëm, kanë origjinë virale ose bakteriale ose mund të shkaktohen nga produkte metabolike, transmeton Telegrafi.
Vetitë shëruese të sherebelës
Përbërja përmban një numër të madh të alkaloideve, flavonoideve dhe taninave, transmeton Telegrafi.
Sherebela është e pasur me vitamina A, B1, B2 dhe C, por edhe me një sërë substancash që janë përgjegjëse për efektet e saj shëndetësore si jonet alfa dhe beta, kamfori, kamfeni, alfa pinene, borneoli, beta pinene, alfa humulene, viridiflorol, etj.
Sherbela ka efekte të forta antiinflamatore, antivirale, antibakteriale dhe antikërpudhore, është një antioksidant i fuqishëm dhe një nga pastruesit dhe stimuluesit më të mirë limfatik, forcon qarkullimin e gjakut dhe vepron si sekretues.
Ndër përfitimet që i atribuohen sherbelës janë reduktimi i proceseve inflamatore, parandalimi i sëmundjeve kronike, forcimi i imunitetit, rregullimi i tretjes, qetësimi i sëmundjeve apo gjendjeve të ndryshme të lëkurës, forcimi i kockave, reduktimi i çrregullimeve konjitive dhe parandalimi i diabetit.
Ka disa veti antimikrobike që i atribuohen sherbelës dhe nëse kjo bimë bëhet tretësirë dhe përdoret në mënyrë topike, ndihmon në parandalimin e infeksioneve bakteriale dhe virale që hyjnë në trup përmes lëkurës.
Sherbela redukton proceset inflamatore. Edhe pse përtypja e gjetheve të sherbelës nuk është eksperienca më e shijshme sepse shija e tyre është shumë intensive, kjo është mënyra më e mirë për të përfituar sa më shumë nga kjo bimë. Rekomandohet veçanërisht për personat që kanë probleme me proceset inflamatore në traktin respirator ose gastrointestinal.
Vetitë anti-inflamatore të sherbelës shtrihen në problemet me artritin, por edhe proceset inflamatore të sistemit kardiovaskular, të cilat mund të rezultojnë në sëmundje të zemrës ose presion të lartë të gjakut. Flavonoidet dhe fenolet që gjenden tek sherbela janë përgjegjës për këto përfitime. /Telegrafi/