Gruaja e Tony Ferguson ka bërë kërkesë që sportistit t’i ndalohet që t’i afrohet familjes, për shkak të dhunës familjare dhe disa incidenteve frikësuese.
Cristina Ferguson e ka bërë këtë kërkesë në Gjykatën Supreme të Kalifornisë duke thënë se ylli i UFC-së e kishte marrë dhunshëm djalin e tyre nga shtëpia e prindërve të gruas, duke e shtyrë atë dhe nënën e saj, ndërsa për gjashtë ditë nuk e kishte kthyer djalin – transmeton MMA Fighting.
🚨🔥 La esposa de Tony Ferguson, Cristina Ferguson señala que el peleador no ha sido un mal padre y que la orden de alejamiento que presentó es por el bien de su familia. pic.twitter.com/hvnpwJmBaE
— Fighters Magazine (@FightersMagz) March 15, 2019
“Më kapi dhe më shtyu mua dhe nënën time, dhe jemi në frikë të vazhdueshme si rezultat i sjelljes së tij kërcënuese dhe të dhunshme”, ka shkruar ajo në dokumentet që ia ka dorëzuar gjykatës.
Në bazë të kërkesës për ndalesë, Ferguson detyrohet të qëndrojë larg djalit të tij dyvjeçar, si edhe nga Cristina, prindërit dhe vëllai i saj.
Ajo ka kërkuar që Tony t’i nënshtrohet ekzaminimit dhe trajtimit psikiatrik, para se t’i lejohet kontakti me familjen, ndërsa gjykata ka caktuar një seancë dëgjimore më 22 mars.
Gruaja e tij ka thënë se ka frikë se ylli i arteve të përziera marciale mund t’ia rrëmbejë djalin, prandaj ka kërkuar kujdestari të plotë për të. /Telegrafi/