Site icon Telegrafi

Për shkak të dhimbjes së dhëmbit shtien në stomatologun

Një njeri kishte shkuar tek stomatologu për shkak të dhimbjes së madhe. Pas trajtimit i cili i kushtoi më shumë se njëqind euro, dhimbja ishte edhe më e madhe. Më pas pacienti ka shkuar deri në shtëpi, ka marrë pistoletën, është kthyer në ordinancë dhe pa thënë asnjë fjalë ka shtënë në këmbën e stomatologut. Policia shumë shpejt ka arritur në vendin e ngjarjes dhe është ka hasur në pacientin e tërbuar i cili po bërtiste në doktorin e shtrirë që po mbahej për këmbën e gjakosur.

Revolveristi është arrestuar dhe akuzuar për tentim-vrasje, ndërsa më interesantja është se kanë vërtetuar se njeriu i cili po e shëronte nuk ka qenë fare stomatolog. Ai është dërguar në spital, ndërsa kur të shërohet e pret gjykimi për paraqitje të rrejshme, mashtrim dhe ikje nga tatimet.

Exit mobile version