Site icon Telegrafi

Për shkak të defekteve Vitia e Kllokoti pa rrymë

KEDS-i ka bërë të ditur se për shkak të disa problemeve në stabilimentet e NS 110/ 35/10 kV Vitia dhe NS 35/10 kV Kllokoti te operatorit të transmisionit KOSTT, në disa pjesë të Vitisë dhe Kllokotit është bërë ndërprerja e furnizimit me energji elektrike.

Si KEDS jemi ne pritje të rregullimit të prishjes nga KOSTT për të mundësuar furnizimin.
“Nga KOSTT jemi informuar se janë duke bërë të pamundurën për të rregulluar problemin në afatin më të shkurtë të mundshëm kohor dhe jemi informuar që tanimë janë në përfundim të punëve”. /Telegrafi/

Exit mobile version