Kelly Osbourne e ka publikuar një fotografi në Instagram nga vizita që u ka bërë prindërve pas ndarjes trejaveshe, duke thënë se babait të saj, Ozzy Osbourne, më së shumti i pengonte fakti që nuk mund ta përqafojë.
Si pasojë e pandemisë së coronavirusit, Kelly kishte qëndruar e ndarë nga prindërit për tri javë. Mirëpo, edhe kur janë takuar, është dashur ta ruanin distancën dhe nuk kanë mundur të përqafohen për shkak të rrezikut të mundshëm të infeksionit.
“Sot i pash prindërit e mi për herë të parë pas tri javësh! Edhe pse nuk munda t’i përqafoj, tash për tash jam e lumtur që arrita t’i shoh”, ka shpjeguar ajo në Instagram.
Me tej, vajza e këngëtarit të famshëm ka deklaruar se ata janë mirë me shëndet dhe i ka falënderuar të gjithë fansat për mesazhet dhe mbështetjet që po i japin familjes së saj.
Kujtojmë që 71-vjeçari Ozzy Osbourne ka konfirmuar se qe disa vite vuan nga sëmundja e Parkinsonit. /Telegrafi/