Site icon Telegrafi

Për shkak të coronavirusit, Italia pezullon pagesat e taksave dhe të kësteve të kredisë

Pagesat e taksave dhe kësteve të kredisë do të pezullohen në të gjithë Italinë, si pjesë e masave për të zbutur goditjen ekonomike nga coronavirusi mbi familjet.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë Laura Castelli, zëvendësministrja e ekonomisë në Itali, që ka thënë për Radio Anch’io: “Po, do të jetë kështu, për individët dhe familjet”.

Ndryshe, Italia ka shtrirë masat e saj ndaj emergjencës ndaj coronavirusit, të cilat përfshijnë kufizimet e udhëtimit dhe një ndalim për tubime publike, për të gjithë vendin.

Të hënën, Kryeministri Giuseppe Conte urdhëroi njerëzit të qëndrojnë në shtëpi dhe të kërkojnë leje për udhëtime thelbësore.

Numri i vdekjeve ndaj coronavirusit në Itali u rrit edhe të hënën dhe vendi është më i godituri pas Kinës. /Telegrafi/

Exit mobile version