Site icon Telegrafi

Për shkak të borxhit, iu ndërprehet furnizimi me ujë banorëve të Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit

Foto: Ilustrim

Borxhi i akumuluar ndaj Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Mitrovica”, është ndërprerë uji i pijes për banorët e Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga kjo kompani.

Duke mos dhënë më shumë detaje, kjo kompani ka bërë të ditur se arsye e ndërprerjes së ujit të pijes në këtë zonë është borxhi i pa paguar nga banorët e atjeshëm.

“Ndërprerja e furnizimit me ujë të pijes për shkak të borxhit të akumuluar. Si pasojë e borxhit të akumuluar për Veriun e Mitrovicës dhe Zveçanin KRU “Mitrovica “ ka ndërprerë furnizimin me ujë të pijes”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version