Telegrafi

Për shkak të borës, ndalohet lëvizja e makinave të rënda në rrugën Mavrovë-Dibër

Komunikacioni në rrugët shtetërore në vend zhvillohet nëpër korsi të lagura dhe kushte dimërore në disa vende.

Për shkak të reshjeve të borës është vendosur ndalesë për qarkullim të makinave të rënda në rrugën Mavrovë-Dibër. Siç informojnë nga NP “Rrugët e Maqedonisë”, ndalesa është vendosur në orën 10:00, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Rekomandohet vozitje e kujdesshme, përshtatje e shpejtësisë dhe respektim i sinjalizimeve rrugore./Telegrafi/

Foto: Arkiv