Site icon Telegrafi

Për shkak të bombës 200 kilogramëshe, evakuohet gjysma e qytetit italian – punëtorët e ndërtimtarisë hasën në të gjatë punimeve

Më shumë se gjysma e banorëve të qytetit italian Brindisi, më saktë thënë rreth 54 mijë janë evakuuar me qëllim që të çmontohet bomba e forcave ajrore britanike, që daton nga vitit 1941 që konsiderohet si operacioni më i madh gjatë Luftës së Dytë Botërore në Itali.

Bomba e gjatë mbi një metër dhe që peshon 200 kilogramë, është gjetur gjatë punimeve dhe renovinimi të një kinemaje në të cilën hasi shoferi i ekskavatorit që po kryente punimet, transmeton Telegrafi.

Banorët janë evakuuar në një perimetër prej 1,5 kilometra nga vendi ku është gjetur bomba, derisa në një rreze prej 500 metrave janë ndalur të gjitha pajisjet që funksionojnë me gaz.

Derisa ekipet e deminimit të kryejnë punën e tyre, trafiku ajror do të mbyllet në atë zonë, kurse mbi njëmijë pjesëtarë të forcave të sigurisë dhe mbi 250 vullnetarë po marrin pjesë në operacionin e evakuimit. /Telegrafi/

Exit mobile version