Punëtorët e ndërmarrjes së shpërndarjes së frutave pranë qytetit gjerman Erding, kanë hedhur kuti kartoni të bananeve nga Ekuadori pasi që në to nuk ka pasur mjaftueshëm fruta.
Megjithatë, as që kishin menduar se kanë hedhur edhe nëntë pako me kokainë që kap vlerën e rreth një milionë euro, transmeton Telegrafi.
Kur punëtorët kontrolluan dërgesën, vërejtën se në kuti kartoni kishte shumë pak banane, përkatësisht përmbajtja nuk i përshtatej kërkesave të parashtruara dhe normave të autoriteteve gjermane.
Kështu hodhën kutitë duke mos i kushtuar rëndësi shumë se çfarë mund të ketë pasur tjetër brenda tyre – pako me kokainë të mbështjella me ngjitës.
Ngjarja ka ndodhur më 9 maj, e të nesërmen dikush kishte informuar zyrtarë të kompanisë lidhur me përmbajtjen e dyshimtë të kutive të kartonit.
E pasi ata informuan njësitë kundër drogës, ata gjetën pako të drogës dhe bëhej fjalë për nëntë pako apo 4.5 kilogramë kokainë. Gjithashtu është konstatuar se në këtë dërgesë kishte pasur edhe 1.150 pako tjera me drogë. /Telegrafi/