Arrestimet masive ndodhën gjatë protestave të fundit të opozitës ruse dhe kjo krijoi një problem – nuk kishte vend në burgjet e Moskës.
Mes të arrestuarve ishte protestuesi Filipp Kuznetsov. Të nesërmen e arrestimit të tij, sot, autoritetet nuk mundën të gjenin një qeli për të.
Policia arrestoi një numër njerëzish në protesta ku morën pjesë dhjetëra mijëra rusë. Protestat filluan pasi lideri i shquar i opozitës, Alexei Navalny u arrestua gjatë kthimit nga Gjermania në Moskë, transmeton Telegrafi.
Gjykata dënoi 28-vjeçarin Kuznetsov me dhjetë ditë paraburgim sepse mori pjesë në protestat që qeveria i konsideron të paligjshme, raporton reuters.
“Tani jam ulur në një autobus policie sepse nuk ka vend në burgje”, tha Kuznetsov. Ai pretendon se edhe 17 persona të arrestuar e kaluan natën në autobus para burgut.
Vlerësohet se katër mijë njerëz u arrestuan në të gjithë Rusinë, nga të cilët 1500 në Moskë. /Telegrafi/