Site icon Telegrafi

Për shkak të anulimit të fluturimit, pasagjerët sulmuan stafin e aeroportit

Në Changsha të Kinës, një grup i mllefosur me anulimin e fluturimit janë bërë të dhunshëm, dhe i kanë sulmuar punonjëset e kompanisë.

Ata ishin bërë gati të udhëtonin me Capital Airlines, por moti i ligë ka bërë që fluturimi të shtyhet, transmeton Telegrafi.

Meqenëse atyre nuk iu është bërë e mundur që të takohen me drejtuesin e kompanisë, ata kanë filluar përleshjen me stjuardesat e aeroportit.

Situata ka eskaluar kur punëtores i është hedhur ushqim, dhe më pas është qëlluar në fytyrë.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihen sulmet fizike ndaj stafit që nuk kishin faj për ndryshimin e orarit të fluturimit. /Telegrafi/

Exit mobile version