Lidhja Auto Moto e Maqedonisë njoftoi se sot do të ketë ndryshim të përkohshëm të regjimit të komunikacionit në rrugën shtetërore R1101, pjesa Prilep – Manastir, me mbyllje të plotë për qarkullim.
-Seksioni do të jetë i mbyllur për qarkullim për shkak të intensifikimit të aktiviteteve ndërtimore për projektin “Rehabilitimi i bykut të rrugës në afërsi të urës mbi lumin Shemnica në rrugën shtetërore R1101 km 85+903”, njoftojnë nga LAMM.