Site icon Telegrafi

Për shkak të aksidentit tragjik, sot dhe nesër anulohet ‘Gosfest 2016’

Komuna e Gostivarit më herët në një komunikatë për Telegrafi Maqedoni, njoftoi opinionin se sonte vazhdon ‘Gosfest-2016’, por nga Komuna poashtu njoftojnë se ky manifestim tradicional nuk do të mbahet për shkak të aksidentit tragjik që ndodhi sot, ku një i ri nga ky qytet, humbi jetën.

Lexo po ashtu Edhe një aksident, vdes 30 vjeçari nga Gostivari (Foto)

‘Për shkak të aksidentit tragjik në të cilën humbi jetën një djalë i moshës se re, Komuna e Gostivarit anulon aktivitetet e parapara për të premten dhe të shtunën.

Në lidhje me realizmin e aktiviteteteve të njëjta, opinioni do të informohet në kohë.

Komuna e Gostivarit dhe kryetari, Nevzat Bejta shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të ndjerit.

Varrimi i tij do të bëhet sot me namazin e Ikindisë’, thonë nga Komuna. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Filloi manifestimi ‘Gosfest-2016, sonte përsëri program i pasur kulturor!
Exit mobile version