Telegrafi

Për shkak shpërnguljes masive, kompanitë e Maqedonisë ballafaqohen me mungesën e forcës punëtore

Për shkak shpërnguljes masive, kompanitë e Maqedonisë ballafaqohen me mungesën e fuqisë punëtore për të çdo lloji. Afaristët thonë se ky problem duhet të zgjidhet sa më shpejtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas afaristëve ka mundësi që të parandalohet në nivel kombëtar ku mund të bëhet ndonjë strategji e caktuar kombëtare, të mund të hapen mundësitë tona, ku kompanitë e Maqedonisë, shteti ynë, do të mund të  importonim fuqinë punëtore potenciale, që më vonë analizat do t’na tregojnë.

Afaristët shtojnë se, Bullgaria e bëri importimin e përfaqësuesve të fuqisë punëtore potenciale nga India dhe Kina. Do të thotë se mund ta ndjekim këtë hap”. Kompanitë e Maqedonisë gjithashtu kërkojnë kushte të njëjta si investitorë e huaj.

Po për fat të keq nuk ka zgjidhje për arsyen më të madhe të shpërnguljes, e kjo është rroga e ulët, e cila nuk është e mjaftueshme për jetë të dinjitetshme./Telegrafi/