Telegrafi

Do të shkarkohet drejtoresha e Spitalit të Ohrit që refuzoi të kujdeset për pacienten që tanimë ka ndërruar jetë nga Covid-19

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme të rregullt për shtyp tha se për shkak të rastit me gruan nga Struga e cila humbi jetë nga coronavirusi, dhe nuk është pranuar në spital, drejtoresha e spitalit të Ohrit nesër do të shkarkohet.

“Për rastin e djeshëm me të ndjerën nga Struga, nesër do të shkarkohet drejtoresha e spitalit të Ohrit. Sot në spital është edhe inspektorati shtetëror për të vërtetuar përgjegjësit tjerë”, tha Filipçe, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Prokuroria do të hetojë vdekjen e gruas nga Struga që humbi jetën nga coronavirusi e që nuk u pranua nga spitali

Edhe nga Prokuroria Themelore Publike e Ohrit u deklaruan se kanë hapur lëndë për vdekjen e gruas nga Struga, 66 vjeçarja e cila ka qenë e infektuar me virusin Covid-19.