Kujdesuni që të jeni komodë
Eksperimentimi është i rëndësishëm, por mos provoni pozita për të cilat nuk jeni të përgatitur fizikisht. Diçka që ka sukses për ju, mund të mos i shërbejë partnerit tuaj. Mbani mend se çelësi i seksit të mirë është gjetja e pozitave, të cilat iu përgjigjen edhe juve edhe partnerit tuaj. Eksperimentimin bëjeni gradualisht, ashtu që në fund të ndjeni kënaqësi maksimale. Bisedoni me partnerin për pozitën më të mirë. Kjo do t’i shërbejë seksit të mirë.
Shfrytëzoni ndihmesa seksuale
Edhe pse shumëkush nuk beson në to, shfrytëzimi i vibratorëve gjatë seksit mund të ofrojë kënaqësi të madhe. Megjithatë, derisa shfrytëzohen ndihmesa të tilla seksuale, femra duhet të ketë kujdes që të mos e lë anash mashkullin e saj.
Fantazoni
Fantazia gjatë marrëdhënies seksuale ndihmon në momentet kur nuk jeni të ngacmuar. Fantazitë kanë fuqi të madhe dhe veprojnë si stimul i fuqishëm seksual, prandaj mos i shmangni.
Eliminoni gjithçka që mund t’u pengojë
Para marrëdhënies seksuale kujdesuni që asgjë të mos u pengojë. Mos shikoni përkohësisht ndeshjen, orën, telefonin ose kompjuterin. Përkushtojuni aktit seksual sikur të keni një obligim të vërtetë, sepse derisa nuk pengoheni nga asgjë, kjo do të ndikojë në efekt.
Mos e shmangni pornografinë
Revistat, DVD-të dhe përmbajtjet pornografike në internet janë të dobishme për stimulim. Duke i shikuar njerëzit tjerë derisa po kryejnë marrëdhënies seksuale, do të shtohet dëshira juaj.
Biseda është shumë e rëndësishme
Ditët kur seksi ka qenë proces i qetë, i takojnë të kaluarës. Lirshëm bisedoni me partnerin në lidhje me atë se çfarë ju eksiton dhe për atë se çfarë ju kënaq. Kështu do t’ia zbuloni njëri-tjetrit shumë gjëra të rëndësishme. Gjatë aktit seksual mos hezitoni që me zë të shfaqni kënaqësinë tuaj, sepse edhe kjo mund të shtojë pasionin mes jush.
/Telegrafi/