Lionel Messi tashmë është edhe zyrtarisht lojtar i Paris Saint-Germain, derisa nënshkroi kontratë dyvjeçare.
Ylli argjentinas e kompletoi kalimin te skuadra franceze të martën mbrëma, derisa në mesditë ishte nisur për në Paris.
Pas 21 vitesh, 34-vjeçari u larguar nga Barcelona, shkaku që klubi nuk arriti të regjistronte atë, si pasojë e problemeve financiare.
Kështu, PSG e shfrytëzoi mundësinë dhe arriti t’i marrë shërbimet e gjashtë herë fituesit të Topit të Artë si një lojtar i lirë.
Tashmë është bërë e ditur se Messi do të fitojë 35 milionë euro te klubi nga Parisi, e i bije afër tre milionë euro në muaj.
Paga e argjentinasit në sekondë, minutë, orë, ditë, javë dhe muaj:
Për sekondë – 2.41 euro
Për minutë – 144.68 euro
Për orë – 8,680 euro
Për ditë – 104,000 euro
Për javë – 729,000 euro
Për muaj – 3 milionë euro. /Telegrafi/