Site icon Telegrafi

Për seancën 21 orëshe morën thasët e gjumit me vete

Ish shefi i liberalëve, lordi Steel, shqetësohej për deputetët më të vjetër duke thënë: “Unë jam 72 vjeçar, por ka edhe më të vjetër se unë dhe nuk e di se si do të mbijetojnë ata”.

Diskutimi filloi në orën 15:48 minuta të hënën, ndërsa përfundoi në orën 13 të martën, për t’i lëshuar rrugë takimeve tjera, por nëse është e nevojshme seanca do të fillojë sërish të martën pasdite.

Shumica e deputetëve nuk mbetën të kënaqur me vendimin që seanca do të zgjaste tërë natën. Fërkonin sytë, ndërsa disa edhe dremitën nëpër karriget e deputetëve, ndërsa njëri deputet kishte marrë me vete edhe thesin për gjumë, shkruan Daily Mail. /Telegrafi/

Exit mobile version