Pak dihet për gruan e parë të liderit të dikurshëm të Irakut, Saddam Hussein, Sajida Talfah.
Për të kanë qarkulluar shumë thashetheme, dhe për këtë është vështirë të konstatohet se çfarë është e vërtetë e çfarë gënjeshtër, transmeton Telegrafi.
Për fillim, dihet se martesën e tyre e kishin aranzhuar prindërit e tyre, asokohe Saddami dhe Sajida nuk i kishin as 10 vjet.
Përveç kësaj, babai i Sajidas ka qenë daja i Sadamit, kështu që nuk ishin vetëm çift bashkëshortor, por edhe familjarë. U martuan në vitin 1963 dhe kanë pasur pesë fëmijë. Sajida para se të martohej punonte si mësuese, por u avancua edhe më shumë pasi u bë Zonja e Parë.
Vishte rroba të markave të njohura, aksesorë të shtrenjtë dhe i pëlqente të ndërronte ngjyrën e flokëve – të bëhej bionde. Një grua që ka pasur rastin ta njoh, ka deklaruar se Sajida kishte dëshirë të ketë ngjyrën më të (ndritshme) të lëkurës, dhe për këtë arsye grimosej shumë.
Tregtarët e Bagdadit tmerroheshin kur ajo dilte për të bërë “shoping”, pasi gjysmën e borxhit nuk e paguante, pasi thuhet se ishte ashpër sikur bashkëshorti i saj.
Edhe pse Saddam Hussein paraqitej në publik si një bashkëshort dhe baba i mirë, dhjetëra femra e prisnin në takime. Njëra prej tyre është Samira Shabandar, e cila në fund u bë edhe gruaja e tij.
https://twitter.com/zaidbenjamin/status/632013345898545152
Edhe pse dyshja ishin të martuar, kjo nuk i ndalonte ata që të takohen prapa shpinës së partnerëve, dhe me kalimin e kohës bashkëshorti i Samiras hoqi dorë dhe u tërhiq. Megjithatë, Sajida këtë nuk e kishte pranuar edhe aq lehtë, dhe nuk mund të pajtohej që është “zëvendësuar” me një grua tjetër.
Njëri nga vëllezërit e Sajidas (njëherit familjari i Saddamit), haptazi kishte dalur kundër kësaj afere, por shpejt është “heshtur” pasi ndërroi jetë në një aksident ajror me helikopter. Disa vite më vonë, truproja i Saddamit ka pranuar se ishte urdhëruar që ta rrëzoj helikopterin me lëndë shpërthyese.
Shumë anëtarë të familjes së Saddamit janë detyruar ta braktisin Irakun gjatë luftës. Sajida kishte hequr dorë nga jeta luksoze në vitin 2003 para invazionit, megjithatë, nuk dihet saktë se ku kishte qëndruar. Supozohet se kishte shkuar në Katar
Në vitin 2004 kishte angazhuar një ekip prej 20 avokatëve që ta mbrojnë bashkëshortin e saj nga akuzat për krime lufte, por një vit më vonë ky ekip i avokatëve u shkarkuar nga detyra. Disa ditë më vonë së bashku me të bijën Ragad, ajo është gjendur në listën e personave më të kërkuar në Irak pasi kanë financuar rebelët sunit.
https://www.youtube.com/watch?v=QJRVF60DS5Y
Tri vite më parë qarkullonin thashethemet se ka vdekur, por një gjë të tillë e ka demantuar familja e saj. /Telegrafi/