Site icon Telegrafi

Maqedoni, për referendum në nivel lokal nevojiten ndryshime ligjore

Instituti për hulumtime strategjike dhe edukim sot ceku problemet e referendumeve vendore duke theksuar rregullat e paqarta dhe ligjet e kundërshtueshme, censusi i lartë që pamundëson të kalojë dhe mos informimi i qytetarëve për mundësitë që i ofrojnë referendumet lokale.

Rekomandimet janë që të harmonizojnë Ligjin për referendum dhe Kodin Zgjedhor si edhe edukimin e popullatës përmes debateve të ndryshme, përcjell Telegrafi Maqedoni

Hulumtimi tregon referendumet në nivel lokal janë të pasuksesshme për shkak të censusit që është vështirë të arrihet për shkak se ka të bëjë për çështje që nuk është nën juridiksionin e autoriteteve vendore.

Hulumtuesit thonë se është mirë që në referendum të vendosen më shumë pyetje që janë në interes të qytetarëve dhe nuk duhet se për secilën çështje të ketë referendum të veçantë për shkak se kushton më shumë dhe kjo është problem kryesor./Telegrafi/

Exit mobile version